Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elisee

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 08:47 | Kosova
Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të pritet sot në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në orën 19:30.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve europiane. Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim këshilltaren politike për Ballkanin të presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos