
Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që “të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri”.
“Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri. Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi të strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit”, lexohet në deklaratën e PD-së. (A2 Televizion)