Spaho: Baza, më e bashkuar se grupi parlamentar, duhet të çmontojmë regjimin e Edi Ramës

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 21:09 | Politikë
Spaho: Baza, më e bashkuar se grupi parlamentar, duhet të

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, u bëri edhe një herë thirrje kolegëve të grupit parlamentar dhe të gjithë demokratëve që të bashkohen. “Është rruga e vetme që në mund të arrijmë në pikën që mund të çmontojmë regjimin e Edi Ramës. Iu është bërë thirrje të gjithëve të cilët kanë aksione në PD, që të vijnë dhe të bashkojmë forcat”, tha Spaho në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.

Duke mos pranuar të spekulojë mbi fraksionet që mund të jenë krijuar në PD, përveç dy kryesorëve, Spaho vuri në dukje atë që po ndodh brenda partisë. “Ajo që mund të them është që në bazë njerëzit i shoh më afër sesa në grupin parlamentar, por shpresoj të ketë reflektim. Sidoqoftë, një gjë është e padiskutueshme, vota brenda PD do t’i ndajë gjërat. Ata të cilët do të votohen, do të jenë drejtuesit e PD në të ardhmen e afërt”.

Spaho e quajti rikthimin në seli si një e drejtë, që më në fund shkoi aty ku duhej. “Pavarësisht hezitimeve që pati gjatë kësaj periudhe nga opinioni dhe sistemi I drejtësisë për kuvendin e 11 dhjetorit, u deshën zgjedhjet e 6 marsit që ky kuvend të merrte formën e plotë dhe më pas krejt natyrshëm gjykata dha verdiktin se kush ka të drejtë të drejtojë PD”, tha Spaho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos