
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj lajmit për arrestimet e reja, gjatë ditës së sotme në kuadër të skandalit të inceneratorëve.
Sipas tij, “arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri”.
Basha shtoi se “asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie”. (A2 Televizion)