Rama falënderon ambasadorin Soreca: Shqipëria do të jetë gjithnjë shtëpia juaj

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 10:27 | Politikë
Rama falënderon ambasadorin Soreca: Shqipëria do të jetë

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar kreun e Delegacionit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, për punën e bërë në Shqipëri gjatë mandatit të tij. Në një postim të shkurtër në tri gjuhë; shqip, anglisht dhe italisht, kreu i qeverisë i uron suksese në detyrën e re në Bruksel dhe i thotë se Shqipëria do të jetë gjithnjë shtëpia e tij.

“Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri.

Thank you dear EU ambassador for the great respect toëards Albania

Grazie di tutto caro amico napoletano.

Suksese në detyrën e re and do never forget, l'Albania sara sempre casa tua”, shkruan Rama krahas fotos me të.

Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i Integrimit u mblodh për të vlerësuar punën e ambasadorit Luigi Soreca, i cili edhe pse nuk e arriti ditën që si ambasador i BE-së në vendin tonë t’i shihte të hapura bisedimet për anëtarësim, u shpreh optimist se në qershor Bashkimi Evropian do të caktojë datën për mbajtjen e konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos