
Një vendim gjykate ndryshoi realitetin në selinë blu javën që shkoi. Deputetët demokratët e vlerësojnë emergjencë një takim të të gjithëve, bashkë me të pezulluar e përjashtuar nga grupi parlamentar deri sa Lulzim Basha ishte në krye.
Ferdinad Xhaferraj dhe Lefter Gështenja tregojnë për A2 CNN se janë në bisedime për të mbajtur këtë takim. Ata janë dy prej deputetëve që pas 9 shtatorit mbështetën Lulzim Bashën, por pas 6 marsit ishin ndër të parët që e panë të nevojshëm largimin e tij.
Xhaferraj dhe Gështenja ndahen në mendime kur pyeten mbi kandidatin e Sali Berishës në krye të PD.
“Për çfarë vote flasin këta për Berishën?! Të gjithë e dinë se nëse konkurron Berisha fiton. Nëse shkojmë më tej, ai nuk realizon aspiratën e demokratëve për të fituar zgjedhjet”, shprehet Gështenja.
“Ka pjekuri politike për të qenë vendim final. Për mua duhet të vendosë vota dhe meritokracia”, shprehet Gështenja.
Përmes rrjeteve sociale të të tjerëve dhe jo të tij, Lulzim Basha po shfaqet në takime me demokratë, ndërsa nuk e ka parë me vend të marrë një zyrë në selinë blu, por në një ambient privat pranë saj. Deputetët kanë leximet e tyre mbi këto lëvizje.
Me një thirrje publike për diskutim të hapur në grupin parlamentar ka dalë edhe Ina Zhupa. Ndryshe nga kolegët e saj, në këtë proces është që të mos ketë të përjashtuar, qofshin këta Berisha apo Basha. Ajo çfarë i shqetëson demokratët jashtë Komisionit të Rithemelimit është se ky i fundit vijon procesin e zgjedhjeve në bazë drejt Kuvendit të 30 prillit. Pyetja që ngrenë është, nëse bashkimi që po kërkojnë a nënkupton pranim të palës tjetër të asaj që është nisur njëanshëm apo do të gjendet një mënyrë gjithë përfshirje në proces. (A2 Televizion)