
Analisti Plator Nesturi, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se krijimi i një vule dhe sigle të re nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike është tregues se shumë shpejt mund të kemi lindjen e një force të re politike.
“Krijimi i një vule të re dhe siglave të reja mendoj se nuk ishte qëllimi kryesor i Kuvendit të 11 dhjetorit. Por, fakti që po luhet me vulë dhe me sigël do të thotë se kjo lëvizje e di që ka vështirësi për të bindur gjykatën, kështu që vula e sigla e re mund të jenë thelbi i një force të re politike”, tha Nesturi.
Sipas tij, “kemi të bëjmë me dy palë që po shkojnë në mënyrë të pashmangshme në proces divorci”.
“Gjithçka tani e kanë në dorë avokatët dhe vendimi i gjykatës”, shtoi Nesturi. (A2 Televizion)