
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i shoqëruar nga ambasadorja e Francës, Elisabet Barsak dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, kanë zbarkuar në Elbasan ku kanë nisur takimet me drejtuesit politik të partive kryesore kandiduese në zgjedhjet e 25 prillit.
Taulant Balla i Partisë Socialiste, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdari e Nismës Thurje, janë takimet e planifikuara këtë të hënë me ambasadorët e BE-së.
Atmosfera në prag të zgjedhjeve dhe respektimi i standardeve mësohet te jenë temat kryesore të takimeve të ambasadorit dhe drejtuesve politikë të partive.
Pas takimeve, ambasadorët kanë njoftuar një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 12:30. (A2 Televizion)