Ambasadori gjerman: Shqipëria hedh hapin e radhës drejt BE-së

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 16:18 | Politikë
Ambasadori gjerman: Shqipëria hedh hapin e radhës drejt BE-së

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, shprehet rreth dakordësisë së sotme të Këshillit të Përgjithshëm mbi çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

“Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi. Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të koronavirusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh”, theksoi Zingraf.

“Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash", shtoi ambasadori gjerman. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos