Ambasadorja amerikane viziton numëruesit para nisjes së punës dhe u kërkon një nder

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 00:20 | Politikë
Ambasadorja amerikane viziton numëruesit para nisjes së punës dhe

Në njësinë 5 në kryeqytet, ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi numëruesit e votave, para nisjes së procesit.

E shoqëruar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, zonja Kim shkoi për inspektim tek qendra e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto”, në Tiranë.

Ambasadorja u kërkoi votuesve që ishin të veshur me bluza me simbolet dhe numrat e partive, që t’i vishnin bluzat mbrapsht.

Në disa bashki të vogla ka nisur numërimi i votave, ndërkohë që në Pustec mbaroi procesi i numërimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos