Në mesnatë është mbyllur numërimi i votave në bashkinë e parë në vend.
Pas gati 2 orësh, është mbyllur procesi i numërimit për 7 kutitë e Bashkisë së Pustecit, e cila është edhe bashkia më e vogël e Qarkut të Korçës.
Partia Socialiste ka arritur të marrë 868 vota. Partia Demokratike ka marrë 473 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 168 vota. (A2 Televizion)