Ambasadorja Kim: Nuk ka arsye pse Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri në fund të vitit

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 11:52 | Politikë
Ambasadorja Kim: Nuk ka arsye pse Gjykata Kushtetuese të mos jetë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, i ka bërë thirrje udhëheqësve që të tregojnë vullnet për vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan: “KED duhet të mblidhet këtë javë për të përmbyllur vlerësimin dhe për t’i dërguar Presidencës dhe Parlamentit listën e kandidatëve. Proceset duhen respektuar, por nuk duhet abuzuar me to. Nuk ka arsye pse Gjykata Kushtetuese mos të jetë funksionale deri në fund të vitit. Është çështje vullneti. Liderët duhet të tregojnë vullnet”.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi rëndësinë e kësaj gjykate: "Garantimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës Kushtetuese është kusht thelbësor për nisjen e bisedimeve BE-Shqipëri në konferencën e parë ndërqeveritare". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/04/zgjidhen-anetaret-e-rinj-te-keshillit-te-emerimeve-ne-drejtesi-2/

A2 CNN Livestream

Latest Videos