Vaksinat nga Covax, Manastirliu: Në shkurt, vijnë dozat e para

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 15:05 | Politikë
Vaksinat nga Covax, Manastirliu: Në shkurt, vijnë dozat e para

Pozitiviteti nga Covid-19 është rritur, por aktualisht nuk kemi raste të konfirmuara me variantin e ri të koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kërkoi nga qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse, ndërsa deklaroi se në muajin shkurt do të vijë vaksina tjetër anti-Covid, përmes grupit Covax.

“Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermirë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne jemi duke garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milionë dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë, në shkurt. Vaksinimi ështe një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi të rrezikshëm, por ne duhet paralelisht të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrollojmë situatën e epidemisë në vend”, tha Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos