Amnistia për të burgosurit, Parlamenti e voton pas festave të fundvitit

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 15:53 | Aktualitet
Amnistia për të burgosurit, Parlamenti e voton pas festave të

Një ditë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha para komisionit të ligjeve se shumë shpejt do të jetë gati drafti për amnistinë.

Burime pranë mazhorancës thanë për A2 se projektligji nuk mund të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Parlament, ndërsa kërkon shumicë të cilësuar.

Nga ana tjetër Kuvendit i mbeten dhe tre ditë punime. Kategoritë që pritet të përfitojnë më shumë nga amnistia janë të miturit gratë dhe të moshuarit. Për herë të fundit një amnisti u bë në fund të vitit 2016. Në atë kohë lanë qelitë 731 të dënuar, ndërsa mes atyre që fituan lirinë ishin vetëm 9 gra, 4 të mitur dhe pjesa tjetër ishin meshkuj.

https://a2news.com/2019/12/12/amnistia-per-te-burgosurit-ministrja-e-drejtesise-gati-3-kategorite-qe-perfitojne/

Një tjetër amnisti dështoi në vitin 2017. Ajo nuk u realizua pasi me një arsyetim të atëhershëm të Gjonajt ishte vonë për përgatitjen e projektligjit.

Kategoria që nuk përfiton nga amnistia janë  të dënuarit me burgim të përjetshëm ata për dhunë në familje për korrupsion krime zgjedhore si dhe krime të tjera të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos