Vlorë, asgjesohen 2 ton mish pule me salmonelë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 13:26 | Aktualitet
Vlorë, asgjesohen 2 ton mish pule me salmonelë

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU) dega Vlorë ka bllokuar dhe asgjesuar 2130 kilogramë mish pule me salmonelë.

Sipas njoftimit të AKU, mishi i pulës ishte importuar nga Polonia.

Fatmirësisht, e gjithë sasia me mish pule të infektuar është kapur në kohë, duke mos u shpërndarë asnjë kilogram, fakt ky që konfirmohet nga drejtuesi i degës së AKU për Vlorën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos