“Ndihmë humanitare dhe konferencë donatorësh”, Soreca: BE solidarizohet me Shqipërinë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2019, 09:56 | Aktualitet
“Ndihmë humanitare dhe konferencë donatorësh”,

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë publike rezultatet e Këshillit Europian të mbledhur një ditë më parë në kuadër të solidaritet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë.

Soreca bën me dije në Twitter se BE-ja është në solidaritet të plotë më Shqipërinë në këtë kohë tepër të vështirë.

“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”, shkruan Soreca në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1205374112895508480

A2 CNN Livestream

Latest Videos