Andi Hadroj, përforcimi i Partizanit për dy vite e gjysmë

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 14:05 | Futboll
Andi Hadroj, përforcimi i Partizanit për dy vite e gjysmë

Andi Hadroj është përforcimi më i ri në radhët e Partizanit. Lajmin e bëri publik vetë faqja zyrtare e klubit, e cila i komunikoi tifozëve arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

22-vjeçari është një emër i njohur në kampionatin tonë, pasi më parë ka qenë pjesë e Laçit, ndërsa sezonin e fundit luante me fanellën e Bylisit.

Mbrojtësi firmosi një kontratë për 2 vite e gjysmë dhe menjëherë do të vihet në shërbim të trajnerit Dritan Mehmeti.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos