Një anije është përplasur me një nga këmbët e një ure mbi lumin në Moju në Brazil, duke shembur urën.
Një pjesë e urës ka rënë mbi anije, ndërsa në lum kanë përfunduar edhe dy makina që ishin duke lëvizur mbi urë, të paktën ky është numri i dhënë nga dëshmitarët. Megjithatë është ende e paqartë sa njerëz mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.
Fatmirësisht, 5 anëtarët e ekuipazhit të anijes kanë arritur të shpëtojnë. Ndërkohë, grupet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që mund të kenë përfunduar në ujërat e lumit pas shembjes së urës.
“Prioriteti ynë është kërkimi i viktimave dhe mbështetja e plotë ndaj familjeve të tyre”, u shpreh guvernatori i Pará.
Ura e shembur kishte një gjatësi prej 860 metrash, ndërsa shërbente për të lidhur rajonin me portin Belem në Brazil, një nga më të mëdhenjtë e këtij shteti. (A2 Televizion)