Ankesat ndaj Dritan Lelit, dështon interpelanca e thirrur nga këshilli bashkiak

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 11:47 | Aktualitet
Ankesat ndaj Dritan Lelit, dështon interpelanca e thirrur nga këshilli

Ka dështuar interpelanca e thirrur nga Këshilli Bashkiak i Vlorës me kryetarin e bashkisë, Dritan Leli, dhe drejtorët e drejtorive në lidhje me disa problematika që këshilltarët kanë ngritur sa i takon punëve publike në qytet.

Mbledhja ishte organizuar nga këshilltarët bashkiakë në sallën e teatrit “Petro Marko”, por kryebashkiaku Leli, duke iu referuar situatës pandemike dhe ligjit kundër përhapjes së infeksioneve, refuzoi të paraqitej t duke propozuar që mbledhja të zhvillohet online.

Por këshilltarët bashkiakë nuk e pranuan këtë propozim, pasi sipas tyre kryebashkiaku Leli thjesht e ka si pretekst situatën pandemike sepse në sallë ishin aq persona sa e lejon protokolli i miratuar.

Ndërkohë, këshilltari dhe njëkohësisht kryetari i degës së PS-së në Vlorë, është shprehur se Partia Socialiste dhe këshilltarët nuk kanë më besim te kryebashkiaku Dritan Leli.

Sakaq ende nuk dihet nëse këshilltarët e bashkisë së Vlorës do të thërrasin ndonjë mbledhje tjetër për të realizuar interpelancën me kryebashkiakun Dritan Leli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos