Ankimimet zgjedhore, KAS vendos të hapë 24 kuti në Berat. Rrëzon kërkesat e PD-së

Nga A2 CNN
15 Maj 2021, 10:34 | Politikë
Ankimimet zgjedhore, KAS vendos të hapë 24 kuti në Berat.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të hapë 24 kuti votimi të Qarkut Berat të ankimuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Hapja e kutive do të bëhet për të marrë në cilësinë e provës të materialeve zgjedhore si procesverbalet e votimit, raportin e pajisjes së identifikimit elektronik, regjistrin e zgjedhësve me nënshkrimet etj.

https://a2news.com/2021/05/15/kaso-vendimi-i-kas-i-paligjshem-nuk-jane-vene-ne-dispozicion-te-gjitha-provat/

LSI ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këto qendra votimi e për rrjedhojë, pavlefshmërinë në të gjithë Qarkun e Beratit dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

https://a2news.com/2021/05/14/kas-ngec-edhe-ne-berat-pd-akuza-rusmalit-per-mbeshtetje-ndaj-edi-rames/

Krahas kësaj, me shumicë votash, anëtarët e KAS vendosën të rrëzojnë kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë prova shtesë nga organe të tjera shtetërore si Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Hetimi për pretendimin e manipulimeve në Qarkun e Beratit do të përfshijë edhe kryqëzimin e të dhënave të pajisjes së identifikimit elektronik me listën e pjesëmarrëve në zgjedhje në Qarkun e Beratit nën argumentin e verifikimit të votimit të shumëfishtë apo votimit familjar.

Hapja e kutive të 24 qendrave të votit është parashikuar të bëhet ditën e hënë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos