Ankohej se kishte fqinjin pedofil, arrestohet për abuzim me një vajzë të vogël

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 14:25 | Bota
Ankohej se kishte fqinjin pedofil, arrestohet për abuzim me një

Një burrë anglez, i cili ankohej për faktin se fqinji i tij ishte pedofil, është burgosur me akuzën e pedofilisë.

Darren Higham, nga Warrington, madje kishte dalë edhe nëpër media duke theksuar se nuk e kishin njoftuar se një person që banonte pranë tij ishte i dënuar më parë për krime seksuale me të mitur.

Ankesat i kishte bërë në vitin 1999, duke i kërkuar me ngulm autoriteteve lokale që t’i ndërronin shtëpinë, por sot, 53-vjeçari është arrestuar vetë, për abuzime seksuale me një vajzë 7-vjeçare, për 4 vite me radhë.

Burri u zbulua kur një nga banorët e zonës e pa me vajzën, që kishte arritur moshën 11-vjeçare, dhe bëri denoncim në polici. Më pas, vajza pranoi abuzimet seksuale te prindërit e saj, gjë që çoi në arrestimin e Higham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos