
Nga dënimet për krijim të bandave të armatosura, trafikim të lëndëve narkotike e vrasjeve, Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme fotot e 16 personave që janë në kërkim nga policia e Beratit.
Mes personave më të kërkuar kryesisht për vrasje dhe me dënime të rënda është edhe një grua me emrin Mirela Muhametllari, e dënuar me 10 vite burg për trafik droge.
“Këta janë 16 personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Beratit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, njofton policia. (A2 Televizion)