
Një avokat i mirë është ai që njeh dhe interpreton mire ligjin. I tillë është rasti i dy ish deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të arrestuar muaj më parë si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge dhe tjetërsim të pronave në bregdet.
Nga 28 të arrestuar, për dy ish deputetët Gjykata e Apelit vendosi masën e arrestit shtëpiak, duke përfituar nga Neni 260 i Kodit të procedurës penale.
Ky nen i kodit parashikon kushtet kur gjykata ndryshon qëndrim për masën e vendosur nga një shkallë e gjyqësorit.

Në pikën dy të këtij neni përcaktohet, se: "Kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet, gjykata e zëvendëson masën me një tjetër më të lehtë.
Atë që avokati Maks Haxhia e pretendoi që në shkallën e parë të krimeve të rënda e provoi me prova në Apel, duke paraqitur prova që lehtësojnë pozitat ligjore të dy ish deputeteve të marrë të pandehur. Sipas tij asnjë prej tyre nuk ka njohje me grupin e të pandehurve.
Të pandehurit e operacionit “forca e ligjit”, të iniciuar nga ish ministri Xhafa, çoi në arrestimin e 34 personave, mes tyre dhe dy ish deputetëve, të përfshirë në trafikun e drogës dhe tjetërsim të pronave në bregdet. (A2 Televizion)