
Shqiptari Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë, ka rënë në prangat e policisë malteze. Ai u arrestua ne aeroport teksa po tentonte te arratisej.
Por 27-vjeçari nuk është i panjohur edhe për policinë shqiptare. Në vitin 2016, ai nuk iu bind urdhrit të patrullave “Shqiponja” dhe u largua. Gjatë ndjekjes, ai çau murin rrethues të një shtëpie dhe përfundoi brenda në oborrin e saj.
Dy vite më parë, po në të njëjtën situatë 27-vjeçari rrezikoi jetën e efektivëve.
Gjatë kontrollit në makinën e përplasur të Mukës, policia gjeti një pistoletë. (A2 Televizion)