Aplikimi për pasaportat dhe kartat e identitetit, ja hapat e reja që duhet të ndiqni

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 19:23 | Aktualitet
Aplikimi për pasaportat dhe kartat e identitetit, ja hapat e reja që

Që prej së martës, të gjithë qytetarët që duan të pajisen me pasaportë apo kartë identiteti mund ta marrin shërbimin nëpërmjet portalit e-Albania. Sipas zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda,  procedura është mjaft e thjeshtë.

“Mjafton të klikoni në linkun që paraqitet aty për të bërë rezervimin, për të takimin në zyrë për kartë identiteti. Për pasaportë janë dy hapa. Hapi i parë është aplikimi online i formularit që bëhej më parë fizikisht në zyrat e komisariateve, tashmë plotësohet online”, tregon Voda.

Por, ajo çfarë nuk do të ndryshojë është fakti, që qytetarët do të duhet që paraprakisht të pajisen me kuponin për kartën e identitetit apo atë të pasaportës. “Do të shkarkohet online edhe kuptoni që blihet pranë zyrave të Postës”.

Ministria e Brendshme ka menduar qe kjo mënyrë aplikimi online, të vazhdojë si një alternativë edhe pas pandemisë.

Informacioni i dërguar online do të përpunohet nga zyrat e gjendjes civile dhe të kompanisë aleate, ndërsa kjo alternativë pritet të thjeshtojë procedurën, por edhe të shmangë radhët.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos