Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, reagon i biri

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 17:20 | Politikë
Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, reagon i biri

Deputeti socialist Ornaldo Rakipi ka reaguar menjëherë për mediat pas vendimit të Thesarit amerikan për të vendosur babanë e tij, ish deputetin Aqif Rakipi në listën e zezë.

Deputeti Rakipi u shpreh se babai i tij nuk ka lidhje me akuzat dhe shprehu gatishmërinë për t’u dorëhequr nëse ato do të provohen.

“Nuk na ka ndodhur në familje. Babai është i pastër, nuk ka asnjë lloj rekordi kriminal. Nuk kemi asnjë lidhje, nuk i kuptoj akuzat. Jam i gatshëm të jap dorëheqjen si deputet nëse provohen akuzat”, u shpreh Ornaldo Rakipi.

Në përshkrimin për ish-deputetin, aleat të Partisë Socialiste, Departamenti i Thesarit thotë: “Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos