Rama në Gjermani, pritet nga kryebashkiakja e Berlinit

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 15:36 | Politikë
Rama në Gjermani, pritet nga kryebashkiakja e Berlinit

Në vizitën e tij zyrtare në Gjermani, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e parë ku u prit nga Kryetarja e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey. Në vijim të agjendës, Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin Federal të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Rreth orës 18:00 Kryeministri Rama do të ketë një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin do të ketë dhe një dalje të përbashkët për shtyp. Në këtë takim, pritet të diskutohet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, qasjen ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbi zhvillimet rajonale.

Tirana zyrtare është në pritje të caktimit të datës së tryezës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. I bindur në kryerjen e detyrave nga ana e Shqipërisë, Rama në çdo takim me zyrtarë europianë nuk ka harruar t’i kujtojë Brukselit se tashmë është radha e tij të veprojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos