As rrezet e diellit nuk depërtojnë dot, plazhi publik mbulohet nga çadrat e mijëra pushuesve

Nga A2 CNN
24 Korrik 2024, 14:15 | Kapur në kamera

Mijëra egjiptianë kanë mbushur plazhet publike në Aleksandri, duke mbuluar rërën me çadra. Edhe pse vetëm një orë larg qytetit ka hotele me plazhe private dhe luksoze, çmimet e lira duket se i kanë tërhequr masivisht egjiptianët nga të katra anët e vendit.

Banorët vendas thonë se në Aleksandri është shumë më lirë se kudo tjetër në Egjipt. Por duket se leverdishmëria ekonomike e ka bërë thuajse të pamundur të gjesh një hapësirë ku mund të hyjnë qoftë edhe rrezet e diellit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos