Balena përmbys varkën në mes të oqeanit

Nga A2 CNN
24 Korrik 2024, 13:40 | Kapur në kamera

Dy persona përjetuan çaste dramatike teksa po lundronin të martën, pasi një balenë e madhe doli befasisht nga uji dhe përmbysi varkën e tyre.

Pamjet e regjistruara nga një tjetër varkë aty pranë tregojnë momentin e frikshëm. Njëri prej personave në bord hidhet në ujë para se varka të përmbyset, ndërsa tjetri mbetet poshtë saj.

Mediat lokale raportuan se fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime nga incidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos