Jo vetëm stilistë me emër, por edhe një artistë lokalë, të “alta modës”, apo modës së lartë janë bërë bashkë në emër të së bukurës.
Nga Italia kanë rrugëtuar drejt Coin, për të treguar jo vetëm pasionin e tyre, por edhe për të njohur nga afër edhe gjuhën e modës në Shqipëri. Coin në Tiranë i ka mirëpritur, fillimisht me një bisedë ku kryefjalë ishte të veshurit bukur.
“Prodhuar në Itali si një produkt, por si një koncept, si një pjesë të kulturës sonë. Ky është qëllimi i këtyre takimeve dhe bisedave. Si ambasador doja shumë që pjesë e javës së kulturës të ishte pikërisht moda dhe këto punëtori, stilistët, por edhe idetë apo bashkëpunimet e reja. Është kultura e të krijuarit, kultura e të realizuarit, e të menduarit për të jetuar me elegancë. Sepse moda për ne, për ata që krijojnë “made in Italy” nuk është dukja, të biesh në sy, por eleganca dhe finesa që reflekton. Siç thotë Giorgio Armani nuk është nevoja për t’u kujtuar, por për t’u rikujtuar”, tha Marco Alberti, ambasadori italian.
“Këtë vit, ne në Coin festojmë 15 vjetorin dhe besojeni që ne këto vite jemi një piktakim i rëndësishëm mes konsumatorit shqiptar me modën italiane. Ata që zgjedhin Coin në Tiranë e dinë që këtu gjejnë tendencat e fundit të modës, cilësitë mirë dhe sigurisht edhe krijimet e fundit në Itali. Konsumatori shqiptar është shumë i informuar për koleksionet e reja apo atë që ndodh në Itali në prezantimet e reja. Ajo që ndoshta nuk dinë janë detajet, artizanati, elemente apo një histori që mund të vijë bashkë me krijimin dhe realizimin, që ju italianët duket se e keni ndër vena, të shkruani made in Italy. Ndoshta këto biseda na afrojnë edhe më shumë me procesin e krijimit dhe realizimit të asaj që quhet alta moda dhe që ne prej 15-vjetësh e manifestojmë edhe në Coin, këtu në Tiranë”, tha Isi Topçiu, Coin Tirana.
Për t’i treguar të gjitha këto histori të shkruara me elegancë do të duhen gjithnjë sfilatat. Dhe nuk ka munguar edhe në këtë javë të kulturës italiane, një sfilatë veshjesh “made in Italy”, por në Tiranë. (A2 Televizion)