“Porta e Ferrit” po mbyllet pas më shumë se 50 vitesh

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 10:57 | Lifestyle

Krateri i famshëm “Porta e Ferrit” në Turkmenistan, që ka digjet pa ndërprerje që nga viti 1971, po shfaq shenja të shuarjes. I njohur zyrtarisht si “Shkëlqimi i Karakumit”, ky krater ndodhet në shkretëtirën Karakum dhe është rreth 70 metra i gjerë dhe 30 metra i thellë.

Historia fillon kur shkencëtarë sovjetikë, gjatë një shpimi për gaz natyror, gabimisht çanë një xhep të madh metani nëntokësor, shkruan A2 CNN. Për të parandaluar përhapjen e gazrave toksikë, ata vendosën ta digjnin vendin, duke menduar se zjarri do të zgjaste vetëm disa ditë. Por, zjarri nuk është shuar për më shumë se pesë dekada.

Ndërkohë që vendi u bë një atraksion turistik i rrallë dhe simbol i Turkmenistanit të izoluar, ai gjithashtu është konsideruar burim i ndjeshëm i ndotjes me metan, një gaz serrë shumë i fuqishëm. Ekspertët thonë se flakët po veniten ndjeshëm për shkak të reduktimit të sasisë së gazit natyror që del në sipërfaqe.

“Porta e Ferrit” po mbyllet pas më shumë se 50 vitesh

Qeveria ka ndërmarrë hapa për të mbyllur përfundimisht kraterin. Janë hapur puse të reja për të kapur metanin dhe për ta përdorur në mënyrë më të qëndrueshme. Ish-presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov në vitin 2022 nisi projektin për shuarjen e kraterit, duke deklaruar se dëshironte të mbahej mend si udhëheqësi që “mbylli portën e ferrit”.

Zjarri që dikur ndriçonte kilometra larg, tani shihet vetëm nga afër. Reduktimi i flakëve shënon një hap të rëndësishëm drejt zvogëlimit të gjurmës së karbonit të Turkmenistanit dhe përmirësimit të ndikimit mjedisor global. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos