Dëshira për të pasur një fëmijë djalë i ka bërë disa çifte të kalojnë edhe në sforcime të mëdha ekonomike. Duke folur për prirjet e çifteve shqiptare, mjekja gjinekologe Xhensila Omeri tregoi në “Dita jonë” në A2 CNN, ajo tregoi raste që i kanë mbetur të ngulitur në kujtesë.
“Janë disa raste kur me të vërtetë duan djalë, mund të shpenzojnë shumë për këtë, mund të mos kenë kushtet ekonomike por shkojnë të shpenzojnë për fertilizimin “in vitro” dhe për të përcaktuar gjininë sepse e duan djalë. E duan me të vërtetë aq shumë sa shkojnë deri këtu pra, mund të marrin kredi dhe të paguajnë për pjesën e përcaktimit të gjinisë”, tha mjekja.
“Këto janë raste që shkojnë në ekstrem, por shumica mendoj se janë të një fryme tjetër”. (A2 Televizion)