Ndahet nga jeta solisti i parë i Iron Maiden

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 16:14 | Showbiz

Ndahet nga jeta solisti i parë i Iron Maiden

Skena e muzikës heavy metal është në zi pas lajmit të ndarjes nga jeta të Paul Mario Day, këngëtari i parë i grupit të famshëm britanik Iron Maiden, në moshën 69-vjeçare, shkruan A2 CNN.

Lajmi u konfirmua nga grupi More, me të cilin Day u bashkua pas largimit nga Iron Maiden në fund të viteve ’70. Në një deklaratë emocionuese të publikuar sot në rrjetet sociale, grupi shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e artistit që kontribuoi ndjeshëm në lëvizjen muzikore të njohur si New Wave of British Heavy Metal (NWOBHM).

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të vokalistit të madh të grupit MORE, Paul Mario Day. Ai ishte pjesë e rëndësishme e NWOBHM, që nga ditët e tij me versionin e parë të Iron Maiden, deri te interpretimi fantastik në albumin ‘Warhead’”, thuhet në deklaratë.

Ndahet nga jeta solisti i parë i Iron Maiden

Paul Mario Day ishte një figurë e dashur në muzikën rock britanike dhe la gjurmë të pashlyeshme në skenat e mëdha, përfshirë festivalin legjendar Monsters of Rock në Castle Donington, në vitin 1981, ku performoi së bashku me AC/DC, Whitesnake (me David Coverdale), Iron Maiden, Def Leppard, e shumë artistë të tjerë të mëdhenj.

Humbja e Paul Mario Day lë një boshllëk të madh në zemrat e adhuruesve të Iron Maiden dhe të gjithë dashamirësve të heavy metal-it klasik. Vdekja e tij vjen pak ditë pas ndarjes nga jeta të një tjetër ikone të këtij zhanri Ozzy Osbourne, këngëtarit të grupit madhështor, Black Sabbath. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos