
Izraeli bën një hap prapa dhe lejon ligjvënësen demokrate, Rashida Tlaib të vizitojë kampet humanitare dhe familjen e saj në Bregun Perëndimor. Një ditë më parë, shteti hebre i ndaloi asaj dhe deputetes tjetër amerikane, Ilhan Omar, që të hynin në vend.
Vendimi i qeverisë izraelite erdhi pasi deputetja demokrate shkruajti një letër zyrtare, në të cilën garantonte se nuk do të bënte thirrje për bojkotimin e shtetit hebre.
“Gjyshja ime është 90 vjeç dhe kjo mund të jetë mundësia e fundit që ta shikoj atë”, shkruan Tlaib në letrën dërguar Ministrisë së Jashtme izraelite.
Ndërkohë, urdhri i ndalimit është ende në fuqi për deputeten tjetër demokrate, e cila njihet për sulmet e shpeshta dhe kritikat e forta ndaj shtetit hebre. (A2 Televizion)