Përshkallëzohen tensionet në Kore, Veriu refuzon bisedimet dhe teston dy raketa të reja

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 10:05 | Bota
Përshkallëzohen tensionet në Kore, Veriu refuzon bisedimet dhe

Koreja e Veriut refuzon bisedime të reja me fqinjin jugor, duke fajësuar për vendimin veprimet e Koresë së Jugut. Shteti komunist publikoi një deklaratë pas fjalimit të Presidentit të Koresë së Jugut Mon Jae-in, ditën e enjte. Në ceremoninë përkujtimore për çlirimin e Koresë nga sundimi japonez, shefi i ekzekutivit të Seulit u zotua të bashkonte gadishullin brenda vitit 2045. Koreja u nda në dy shtete në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Pavarësisht aksioneve shqetësuese të ndërmarra nga Koreja e Veriut së fundmi, momentumi për dialog mbetet i palëkundur”, tha Moon Jae-in, President i Koresë së Jugut.

Peniani dhe Uashingtoni po shqyrtojnë mundësinë e negociatave të nivelit teknik para një samiti të tretë. Ky me shumë gjasë do të përbëjë pikën më kritikë të të gjithë procesit të denuklearizimit. Por nuk vonoi reagimi i Veriut, që në një deklaratë vuri në dyshim kuptimin e dialogut, ndërkohë Koreja e Jugut vazhdon stërvitjet e përbashkëta ushtarake me shtetet e bashkuara.

“Ne vëmë në pikëpyetje të gjithë procesin e bisedimeve mes Veriut dhe Jugut, në një kohë që ata vënë në jetë skenarë luftë që planifikojnë shkatërrimin e ushtrive tona në 90 ditë. Ai është vërtet i paturp”, thuhet në reagimin e Koresë së Veriut.

Ndërkaq, në orët e para të së premtes Peniani lëshoi dy raketa të reja në bregdetin lindor, siç bëri me dije ushtria koreano-jugore. Ky është testi i gjashtë i këtij lloji në më pak se një muaj. Aktet provokuese zhvillohen pasi Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un ranë dakord gjatë një takimi në qershor, të rinisnin bisedimet për denuklearizimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos