Inter kërkon sulmues te PSG

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 16:24 | Futboll
Inter kërkon sulmues te PSG

Inter po interesohet për sulmues që pas largimit të Romelu Lukaku. Edin Dzeko nuk mjafton për të mbajtur peshën e sulmit zikaltër dhe drejtuesit e klubit italian, sipas Sky Italia, i kanë hedhur sytë te PSG.

Moise Kean, i cili luajti i huazuar sezonin e kaluar te ekipi francez, por që është në pronësi të Everton, ishte gati për të luajtur një sezon tjetër në “Parc de Princes”, por transferimi aty i Leo Messit i ka prishur planet italianit.

Interi ka nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit, Mino Raiola, dhe shumë shpejt mund të përgatitet oferta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos