Superkupa e Europës, Chelsea sfidon Villarreal për trofeun e parë sezonal

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 15:36 | Futboll
Superkupa e Europës, Chelsea sfidon Villarreal për trofeun e parë

Chelsea fitues i Champions League dhe kampioni i Europës në fuqi, përballë Villarreal, skuadrës që triumfoi në Europa League. Në lojë është Superkupa e Europës, trofeu i parë sezonal. Në pritje të Lukakut, blutë do të mbështeten sërish te Verner në qendër të sulmit, i cili do të mbështetet nga Zijek dhe Havertz. Trajneri Tuhel synon të fitojë trofeun e dytë ndërkombëtar në krye të stolit të londinezëve.

Në anën tjetër, Unai Emeri do ti besojë sërish ekipit me rreshtimin 4-4-2, që gjatë edicionit të kaluar i siguroi triumfin e katërt në karrierë në Europa League, pas tre sukseseve me Sevijan. Tekniku ekspert që e udhëhoqi Villarreal-in drejt surprizës së madhe, do synojë të përsëritet përballë Çelsit.

Ai do t’i besojë dyshes së përbërë nga Fer Nino dhe Xherard Moreno për të goditur kundërshtarët. Finalja e Superkupës së Europës do të luhet mbrëmjen e sotme, prej orës 21:00 në stadiumin Winsdor Park të Belfastit.

Sezonin e kaluar, trofeu u fitua nga Bajerni, që mposhti 2-1 në kohën shtesë Seviljan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos