
Policia e Lushnjes, gjatë kontrollit në territor, ka arrestuar një 20 vjeçar në fshatin Ardenicë për kultivim të bimëve narkotike.
Në banesën e 20-vjeçarit A.K. u gjetën disa bimë narkotike të llojit kanabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". (A2 Televizion)