Elbasan, sekuestrohen prona me vlerë 700 mijë euro

Nga A2 CNN
24 Korrik 2019, 18:25 | Kronikë
Elbasan, sekuestrohen prona me vlerë 700 mijë euro

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme në pronësi të një 33-vjeçari, që arrijnë vlerën e rreth 700 000 eurove. Sipas Policisë, mbi shtetasin M.K. rëndon akuza për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Në total janë sekuestruar:

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2

-1 truall me sipërfaqe 5000 m2

-1 ndërtesë 200 m2

-1 automjet

Policia dhe Prokuroria gjithashtu po hetojnë për të zbuluar nëse personi në fjalë është në pronësi të pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos