Arrestohet kreu i Zjarrfikëses në Cërrik dhe pesë persona të tjerë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 18:05 | Kronikë
Arrestohet kreu i Zjarrfikëses në Cërrik dhe pesë persona

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka vënë në pranga Drejtorin e Zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taci. Sipas AMP, ai akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe për “krim zgjedhor”.

Mësohet se Taçi është arrestuar si ish-kreu i Zjarrfikëses, pasi ai ishte shkarkuar prej disa kohësh nga detyra. Arrestimi i tij ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë, të identifikuar si: Adnan Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka dhe Agiano Dinoshi.

Me urdhër të Prokurorisë se rrethit Elbasan është arrestuar edhe nëpunësja e zyrës së taksave në bashki, një biznesmen dhe dy qytetarë.

Paraprakisht mësohet se ai akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “krim zgjedhor”, pasi ka influencuar tek nëpunësja e zyrës së taksave në bashki që të lëshojnë vërtetime false për disa biznese gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Mësohet se drejtori dhe vartësit kanë dhënë vërtetime false subjekteve që kishin detyrime, ndërsa kanë marrë pjesë aktive në zgjedhje në një kohë që e kanë pasur të ndaluar.

“Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan mbi bazen e referimit te vepres penale nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore prane Drejtorise Vendore te Policise Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.176 viti 2023 per veprat penale te parashikuara nga nenet 283 dhe 248 te k.penal.

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan mbi bazen e referimit te vepres penale nga Drejtoria Vendore e Policise Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.459 viti 2023 per vepra penale ne fushen e zgjedhjeve te lira dhe demokratike.

Te dy procedimet e mesiperme jane bashkuar ne nje te vetem ne ate me numer 176 viti 2023.

Mbi bazen e kerkeses se Prokurorit, Gjykata e Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan me vendimin nr.582 dt.31.08.2023 ka caktuar masat e sugurise “Arrest ne burg” ndaj shtetasve:

- A.T., i vitlindjes 1987, banues ne Cerrik, me detyre Drejtor i Sherbimit Zjarrfikes ne Bashkine Cerrik, mase sigurimi "Arrest ne burg";

- A.Gj., i vitlindjes 1980, banues ne Cerrik, me detyre punonjes i Sherbimit Zjarrfikes ne Bashkine Cerrik, "Arrest ne burg";

- A.D., i vitlindjes 1989, banues ne Cerrik, me detyre punonjes i tatim taksave ne Bashkine Cerrik, "Arrest ne burg";

- A.Xh., i vitlindjes 1990, banues ne Cerrik, me detyre punonjes i Sherbimit Zjarrfikes ne Bashkine Cerrik, "Arrest ne burg" ;

-  A.Sh., i vitlindjes 1988, banues ne Shales, Cerrik, me detyre Pergjegjes i OSHEE ne Cerrik, "Arrest ne burg";

- K.V, i vitlindjes 1959, banues ne Cerrik, mase sigurimi "Detyrim paraqitje", "Ndalim i daljes jashte shtetit".” (A2 Televizion)

Reagimi i Prokurorisë Elbasan

A2 CNN Livestream

Latest Videos