Arrestohet në Qafë Thanë 38-vjeçari maqedonas në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 09:50 | Kronikë
Arrestohet në Qafë Thanë 38-vjeçari maqedonas në

Një bashkëpunim i zyrave të Intepolit në Shqipëri dhe Slloveni ka mundësuar sot kapjen e një shtetasi maqedonas në kërkim ndërkombëtar.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për 38- vjeçarin Pavle Lazarovski, i cili kërkohej pikërisht ne Slloveni për veprën penale të vjedhjes.

Lazarovski u arrestua në hyrje të kufirit shqiptar, dhe tashmë priten vetëm procedurat për të mundësuar ekstradimin e tij në vendin e Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos