I vuri flakën ullishtës në Ksamil, arrestohet 25-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Korrik 2021, 10:10 | Kronikë
I vuri flakën ullishtës në Ksamil, arrestohet 25-vjeçari

Ndërkohë që zjarret po karakterizojnë këtë periudhe të nxehtë në vendin tonë, duke shkatërruar qindra hektarë pyje dhe shkurresh, disa prej tyre nuk janë pasojë  e klimës por të vullnetit njerëzor.

Një 25-vjeçar nga Ksamili është arrestuar sot në flagrancë pasi dyshet se gjatë ditës së djeshme ka djegur një sipërfaqe toke me ullishte në lagjen nr. 1 të lokalitetit turistik.  

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.Z., banues në Ksamil i cili akuzohet formalisht për veprën “shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos