Zyrtare: Ahmataj, trajneri i ri i Tiranës

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 14:44 | Futboll

Julian Ahmataj do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Tiranës pas largimit të Ardian Memës.

Këtë të premte u bë zyrtare shkarkimi i Memës, pas humbjes që pësuan bardheblutë në Ballsh nga Bylisi me rezultatin 3-1.

https://a2news.com/2019/10/25/zyrtare-tirana-shkarkon-trajnerin-mema/

Ndërsa menjëherë drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshjen me Ahmatajn për të drejtuar skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Ish-trajneri i Luftëtarit, ishte kandidat për stolin bardheblu që prej fillimit të sezonit.

Trajneri u paraqit në ditën e parë të punës përpara të gjithë lojtarëve 60 minuta para nisjes së stërvitjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos