Kompleksi i të kuqve, ja kur luan Partizani në stadiumin e ri

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 14:36 | Futboll
Kompleksi i të kuqve, ja kur luan Partizani në stadiumin e ri

Rikthimi te titulli kampion pas çerek shekulli ishte vetëm një prej hapave të projektit te Partizani. Pjesa më e rëndësishme për klubin e kuq ishte infrastruktura e kompleksit të ri, ku përpos ambienteve stërvitore, kryeqytetasit do të kenë edhe stadiumin e tyre.

Impiantit të ri i është kushtuar vëmendje maksimale, me punimet që kanë rinisur me ritëm të lartë, të inspektuara nga afër edhe nga presidenti Gazment Demi. Pas vizitës së fundit të drejtuesit të klubit, Partizani ka njoftuar edhe zyrtarisht se ekipi do të nisë të luajë në stadiumin e tij prej fazës së tretë të kampionatit.

Kjo pjesë e edicionit nis më 26 janar dhe përfundon më 14 mars. Nëse punimet nuk përfundojnë prej ndeshjes së parë si ekip pritës, më 9 shkurt, afati maksimal që të kuqtë kanë është pikërisht Dita e Verës, kur është programuar dueli ndaj Skënderbeut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos