Talenti i kërcimit me shkop, suedezi Armand Duplantis, ka thyer sot rekordin e botës me 6.17 metra, dhe duke u futur përgjithmonë në historinë e kësaj disipline olimpike.
Armand Duplantis, rekordemeni i ri i kërcimit me shkop, me 6.17 Armand Duplantis Armand Duplantis Armand Duplantis Legjenda Sergey Bubka Francezi Renaud Lavillenie, ish-rekordmeni i kërcimit me shkop me 6.16
Suedezi 20-vjeçar, i lindur dhe rritur në SHBA, arriti performancën e shkëlqyer në mitingun "Copernicus Cup" që zhvillohet në Torun të Polonisë.
Duplantis është djali i një ish-atleti të kërcimit me shkop, amerikanit Greg Duplantis dhe atlete suedeze, Helena Hedlund, dhe zgjodhi të përfaqësoi pikërisht vendin europian.
Medalje e artë në Kampionatin Europian të Berlinit në 2018 dhe argjend në kampionatin botëror në Doha, Duplantis theu rekordin e francezit Lavillenie (6.16) të vendosur në 2014 në Ukrainën e legjendës Sergei Bubka, që mbante rekordin historik me 6.14 të vendosur në 1993. (A2 Televizion)