Skandal seksual në patinazhin francez, dorëhiqet kreu i federatës

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 19:34 | Sporte të tjera
Skandal seksual në patinazhin francez, dorëhiqet kreu i federatës

Kreu i Federatës së Sporteve në akull, Didier Gailhaguet ka dhënë dorëheqjen pas një skandali për abuzime seksuale në patinazhin mbi akull që shpërtheu ditët e fundit.

Gailhaguet deklaroi se po largohej me kokën lart, pa asnjë keqardhje për padrejtësinë që iu bë nga Ministrja e Sporteve, e cila sipas tij e detyroi të largohej.

E gjithë çështja ka shpërthyer së fundmi, pasi disa ish patinatore kanë dalë përpara dhe akuzuan 3 trajnerë se kanë abuzuar me to kur ishin adoleshente. Abuzimet dyshohet të kenë ndodhur në fund të viteve 1970-1990.

Pas shpërthimit të këtij skandali, ministrja e Sporteve, Roxana Maracineanu i kërkoi kreut të Federatës të jepte dorëheqjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos