Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka shfaqur disa pamje të reja të aksidentit ajror të disa ditëve më parë, ku humbën jetën legjenda e basketbolli Kobe Bryan, vajza e tij dhe 7 persona të tjerë.
Sipas këtij bordi, i cili po drejton hetimet për shkaqet e aksidentit, thuhet se helikopteri ku udhëtonte Bryant dhe 8 personat e tjerë nuk ka pasur asnjë problem në motor.
Bryant, vajza e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë humbën jetën më 26 janar. Grupi ishte duke fluturuar bashkë pas një turneu basketbolli për femra në Akademinë e Sporteve Mamba. Ekipi i Giannas drejtohej nga Bryant dhe ishte pjesë e turneut.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po heton gjithashtu dhe rolin që mjegulla mund të ketë pasur në aksident dhe përfundimet e hetimit pritet të zgjasin të paktën 1 vit.
Instrumentat e mjetit fluturues u gjetën të dëmtuara nga përplasja dhe pjesa më e madhe e tyre ishin djegur. Hetuesit besojë se meqenëse një pemë u gjet me shenja prerje në vendin ku ndodhi përplasja tregon se motori i helikopterit ka funksionuar më së mirë. (A2 Televizion)