Roger Federer dhe Rafael Nadal, u bashkuan me filantropin Bill Gates dhe komedianin Trevor Noah, në një event bamirësie të zhvilluar në Kejp Taun, në Afrikën e Jugut.
Përpos sfidave dyshe, padyshim që dueli më interesant ishte ai ndërmjet Nadal, numrit 2 në botën e tenisit dhe Federer, i cili pozicionohet i treti. Zvicerani arriti ta fitonte ndeshjen në tre sete, por të dy yjet e tenisit botëror thanë se më e rëndësishme se vetë sfida, ishte mbledhja e fondeve për Fondacionin Roxher Federer, i cili është i përfshirë në disa fushata bamirësie në Afrikë.
Eventi theu edhe rekordin botëror për spektatorë, pasi të pranishëm në tribuna ishin afro 52 mijë tifozë. (A2 Televizion)