Arsenal nuk dorëzohet për titullin, United mundet nga West Ham

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 10:47 | Futboll
Arsenal nuk dorëzohet për titullin, United mundet nga West Ham

Lufta në distancë për titullin kampion vijon në Angli. Arsenal mposhti 2-0 në transfertë skuadrën e Newcastle dhe mban gjallë shpresat e titullit.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh që në minutën e 14, me anë të norvegjezit Odegaard, i cili i hapi rrugë suksesit. Në anën tjetër, në minutën e 71, një super goditje e Martinellit vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.  
Me këtë fitore, “Topçinjtë” shkojnë në kuotën e 81 pikëve, një më pak se Manchester City kryesues, i cili ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë, gara për një vend në arenën evropiane vijon në Premier League. Manchester United regjistroi një hap fals teksa u mposht 1-0 nga West Ham dhe tani objektivi i “Djajve të kuq” bëhet dhe më i vështirë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 27, kur Benrahma, pas një goditjeje të lehtë, mposhti portierin De Gea dhe dërgoi topin në rrjetë. Edhe pas golit, vendasit mbetën në sulm, ndërsa United priste momentin për të kundërsulmuar.

Ishin vendasit ata që shënuan edhe golin e dytë, por arbitri akordoi faull dhe anuloi festën.

Deri në fund, “Djajtë e kuq” tentuan për të barazuar rezultatin, por 90 minutat u mbyllën me fitoren minimale të West Ham. Aktualisht, Manchester United është vetëm 1 pikë larg Liverpulit të vendit të pestë, ndërsa ka një ndeshje më shumë për të luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos