Struga kampione në Maqedoninë e Veriut me Shpëtim Duron në stol

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 22:56 | Futboll
Struga kampione në Maqedoninë e Veriut me Shpëtim Duron në

Struga ka bërë historinë në futbollin e Maqedonisë së Veriut këtë sezon teksa me trajnerin Shpëtim Duro ka arritur të rrëmbejë titullin e parë.

Në përballjen e kësaj të diele, Struga mposhti 3-0 Sileksin dhe festa e madhe nisi menjëherë në fushën e lojës, ku lojtarëve ju bashkuan edhe tifozët.

Ekipi i futbollit të Strugës është themeluar vetëm 8 vite më parë dhe tashmë ka arritur të sigurojë titullin e parë në histori.

Megjithatë, ky sezon nuk është mbyllur ende për ekipin shqiptar pasi më 20 maj ka edhe finalen e kupës ku do të ndeshet me Makedonija GP. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos